Aksidenti me tre të plagosur, policia arreston shoferin, ishte tapë. Emri

Policia e Devollit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Angels Ago i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme ku si pasojë 3 të rinj, mes tyre edhe vetë drejtuesi mbetën të plagosur në hyrje të qytetit të Bilisht.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, kjo u vërtetua edhe nga kampinët e gjakut që iu mor pas aksidentit.

Ndërkohë, një prej të plagosurve u dërgua në gjendje të rende drejt Tiranës, pasi ka marrë plagë në kokë.

Të plagosurit janë shtetasit E.D, 22 vjeç K.M, 22 vjeç A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.