A ju kujtohet ky moment? Ja fjalimi i Thaçit para protestuesve në Mitrovicë 1999

Menjëherë pas luftës në Kosovë, kishte filluar shpërngulja e shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.
Nga atje të gjithë punëtorët shqiptar ishin larguar nga puna, e gjithë kjo situatë kishte nxitur protestat e shqiptarëve.

Për të qetësuar situatën, në Mitrovicë kishte shkuar edhe Hashim Thaçi, që në atë kohë gëzonten respekt si përfaqësues politik i UÇK-së, shkruan Magazina.al

Para protestuesve shqiptar, Thaçi u kishte premtuar se të gjithë do të kethehen në shtëpitë e tyre dhe në vendet e punës, sidomos mjekët të cilët ishin larguar nga spitali i Mitrovicës së veriut.

“Ne jemi të interesuar që gjithçka të rregullojmë në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare” dëgjohet Thaçi, duke ju thën protestuesve.

“Ne duhet të kuptojmë që edhe ata serbë të cilët nuk kanë bërë krime duhet të jetojnë në Mitrovicë. Kosova është e kosovarëve dhe do të jetojmë këtu” thotë mes tjerash Thaçi, transmeton Magazina.al

“Keni besim në njerëzit që udhëhoqën luftën, keni besim edhe tani në udhëheqsit tuaj që do të ju kthejnë në institucionet tuaja, në ndërtesat tuaja, në punët tuaja, keni besim se duhet të punojmë hap pas hapi me bashkësinë ndërkombëtare” thotë Thaçi.

E në fakt gati 20 vite nga ky premtim i Thaçit, gjendja në Mitrovicën veriore nuk ka ndryshuar shumë, atje ka shumë shqiptarë të cilët janë larguar nga viti 99 dhe nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre, ndërsa shteti i Kosovës ende nuk ka shtrirë autoritetin e plotë në atë pjesë, për më tepër tani po flitet edhe për shkëmbim territoresh mes veriut të Mirovicës dhe Luginës së Preshëvës.