Aleanca e të Rinjve të Kosovës bashkohet në aksionin për pastrim

Më 15 shtator do mbahet aksioni për pastrimin e ambientit në Kosovë, të cilit do i bashkohen edhe shumë parti politike me aktivistët e tyre.
Së fundi, u konfirmua nga kryesia e rinisë së AAK-së për prezencën, ndihmën, por edhe organizimin që kanë përgatitur për këtë ditë.

Kryetari i ARK-së, Driton Bardheci ka thënë se mbrojtja e mjedisit është një prioritet që duhet ta ketë çdo ditë të vitit, një qytetar i ndërgjegjshëm.

”Do doja që çdo qytetarë të bashkohet në aksionin për pastrim, të tregojmë rëndësinë e mjedisit dhe mbrojtjes së tij. Të largojmë mbeturinat, të mbrojmë hapësirat gjelbëruese dhe kështu do ruajmë shëndetin tonë”.

”ARK-ja do zhvilloj aktivitetin e saj në të gjitha degët e Kosovës dhe sipas këtij mobilizimi qindra të rinj do bashkohen në aksionin për një mjedis më të pastër. Të rinjtë e Aleancës, me gjithë ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, kanë një dashamirësi të madhe ndaj zonave natyrore, prandaj kujdesin për mbrojtjen e tyre, nuk e kursejnë në asnjë ditë”, tha kryetari Driton Bardheci.