Drejtori i OEK: Taksa e autostradës i orienton bizneset kosovare në tregje tjera

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vendosja e taksës së autostradës në Rrugën e Kombit, i orienton bizneset kosovare të orientohen në tregje të tjera. Vendimin për vendosjen e taksës në autostradën Milot-Morinë e kanë bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, derisa Ministria e inftastrukturës në Kosovë ishte injoruar totalisht të pyeten rreth kësaj pagese që janë të detyruar ta bëjnë edhe kosovarët.

Berat Rukiq, Drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se në fillim të muajit qërshor, kanë zhvilluar takim për po këtë çështje me dy ministrat e Qeverisë së Shqipërisë. Fryma e takimit, thotë Rukiq ishte që për qytetarët dhe bizneset të aplikohej taksë e njëjtë me banorët e Kukësit.

E për këtë takim, Rukiq thotë se “po shihet se ishte sa për sy e faqe”.

Andaj, ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se krejt çka i mbetet bizneseve nga Kosova është të hapin ndërmarrje fantome në Kukës ose të riorientohen në tregje të tjera, sidomos tani pas përfundimit të autostradës Prishtinë-Shkup.

Shkrimi i plotë i Drejtorit të OEK:

Rikthimi i “murit” me taksen e “autostrades”

Ne fillim te muajit Qershor, si shenje e reflektimit pas protestave te dhunshme, per vendosjen e nje takse te larte per “Rrugen e Kombit, dy ministrat e Qeverise se Shqiperise, Ahmeti dhe Gjinknuri, na priten nje delegacion prej 20 personave nga komuniteti i biznesit. Fryma e takimit ishte qe per qytetaret dhe bizneset te aplikohej takse e njejte me banoret e Kukesit. Per bizneset ishte edhe opsioni i nje pagese vjetore, me zbritje substanciale.

Po shihet qe takimi ishte “sa per sy e faqe” dhe presioni i grupeve te interesit e “mbivotoj” çdo vullnet politik per nje zgjidhje jo-diskriminuese per kete takse. Cka i mbetet bizneseve nga Kosova:

– Te hapin ndermarrje fantome ne Kukes;

– Te riorientohen ne tregje tjera, sidomos me perfundimin e autostrades Prishtine- Shkup;

Me grupe te interesit me influence ne çdo vendim, nuk ka dhe nuk do te kete bashkepunim ekonomik me Shqiperinë.