Icardi: I lumtur që u riktheva në kombëtare

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se kombëtarja duhet të besojë në të dhe se golat do të vijnë herët apo vonë.

Icardi luajti për 85 minuta në barazimin e Argjentinës 0-0 ndaj Kolumbisë.
“Luajtëm mirë dhe ndjehem mirë pasi jam rikthyer në kombëtare brenda një grupi të madh”.
“Për mua ishte një ndeshje e madhe. U ndjeva mirë dhe bëra atë që e kërkoi trajneri. Lëndimi ka kaluar, jam stërvitur me ekipin dhe jam ndjerë mirë në fushë”.

“Për pak sa nuk shënova, por jam i lumtur dhe e di që goli do të vijë herët ose vonë”.
“Do ta bëjë atë që di ta bëjë te Inter dhe këtu në ekipin kombëtar”.
“Kam ardhur ta dëshmojë dhe të tregojë vendosshmëri. E kam pritur mundësinë që të luajë””.
“Është për të ardhur keq që nuk isha pjesë e ekipit për Kampionat Botëror, por tani jam i fokusuar te Interi”, ka thënë Icardi.