Ndërtesa bizare në formë piramide [Foto]

Rezidenca masive që është ndërtuar së fundmi në Kinë, është bërë sensacion në internet për arsye se ka formë bizare në formë piramide.

Struktura ‘futuristike’ prej 18 katesh, që ndodhet në Kunsha, një qytet afër Shangait, ka zgjuar vëmendjen e publikut për shkak të dukjes shumë të pazakontë.
Pamjet e realizuara nga droni, e shfaqin ndërtesën e shtrirë në këndin prej 45 shkallësh, që duke sikur të jetë ndonjë punim me kubet që luajnë fëmijët.
Me ndërtesën kryesore në mes që është e gjatë 100 metra, në këtë rezidencë për banim dhe aktivitete banesore, ndodhen anash edhe dy ndërtesa të ngjashme me 12 kate.
Prej secili kat, janë të nxjerra jashtë nga dy pjesë, duke bërë që struktura të ngjajë shumë me piramidat e Egjiptit. Vetëm se dy pjesët e pasme të godinës, kanë sipërfaqe vertikale.
Zyrtarët e firmës që e idoi dhe dizajnoi ndërtesën, kanë thënë se nuk ka të bëjë me piramidën, ndërsa është frymëzim nga tarracat tradicionale kineze, që shfrytëzohen për të mbjellë oriz, nëpër male.
Me këtë në mëndje, arkitektët kanë dashur të kënaqin edhe dëshirën e të rinjve që merren me parkur dhe kërcejnë nga njëri cep i ndërtesës në tjetrin. Gjë që pritet të kopjohet edhe prej firmave të ndryshme ndërtuese.