Qeveria nuk e mori parasysh grevën e punëtorëve të postës – nesër protesta

Nga e hëna punëtorët e Postës së Kosovës kanë hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të mos marrjes së pagave për muajin shtator.
Lajmi.net ka arritur të sigurojë një e-mail të sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, ku njofton të gjithë punëtorët se do të ndërmarrim veprime të tjera sindikale me qëllim të realizimit të kërkesave të tyre.

“Të enjten, më 13.09.2018, në ora 11:00 do të fillojmë Protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës përkatësisht në sheshin “I.Rugova” dhe “Skënderbeu””, thuhet në njoftimin që SPPK-ja i ka dërguar punëtorëve.

Sindikatë thotë se pa u plotësuar obligimet që ka Qeveria e Kosovës ndaj tyre nuk do të ndalen.

“Kërkohet nga Menaxherët Regjionalë që të sigurojnë transportin e punëtorëve në koordinim me Kryetarët Regjional të Sindikatës (të gjithë punëtorët të jenë në vendin e protestës më së voni në ora 10:45)”, thuhet me pas aty.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë/e,

Pas Grevës së Përgjithshme, Sindikatat e Punëtorëve të Postës së Kosovës, njoftojnë të gjithë punëtorët, se do të ndërmarrim veprime të tjera sindikale me qëllim të realizimit të kërkesave tona.

Të enjten, më 13.09.2018, në ora 11:00 do të fillojmë Protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës përkatësisht në sheshin “I.Rugova” dhe “Skënderbeu”.

Kërkesat tona janë si në vijim:

Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në protestë!

Kërkohet nga Menaxherët Regjionalë që të sigurojnë transportin e punëtorëve në koordinim me Kryetarët Regjional të Sindikatës (të gjithë punëtorët të jenë në vendin e protestës më së voni në ora 10:45).

Për mbajtjen e Protestës janë njoftuar të gjitha mediat.

Për veprimet e ardhshme sindikale do të ju njoftojmë me kohë.

Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni përfaqësuesit sindikalë në regjionet tuaja.

Ju lutem, këtë njoftim t’ua jepni të gjithë kolegëve tuaj që nuk kanë e-mail zyrtar.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës

Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri”