RRËFIMI PËR UNIN TIM IMAGJINAR

Blerina Terbunja; RRËFIMI PËR UNIN TIM IMAGJINAR

U takuam në zebër. Takimi ynë, thënë sinqerisht, nuk ishte i rastësishëm, ashtu si ngjanë me takimet e tilla. Ai po i mbante disa libra në dorë, dhe ishte çështje fati se si shpëtuam nga përplasja e zakonshme, dhe rrjedhimisht edhe nga skena e zakonshme e rrëzuarjes së librave në tokë. Kështu, zakonisht ndodhë në këto skena ku pastaj mblidhen bashkë librat dhe ata shihen në sy.
Po ju them, pra, skena e takimit tone, krejtësisht i ngjanë asaj pjesës teatrale, të dashurisë në shikim të parë, por ne, falë zotit, përpos skenës së munguar me rënien e librave, po ashtu shpëtuam pa u bërë film, sepse ne ishim të dashuruar tashmë disa javë më parë dhe kjo e prishte krejt skenarin e zakonshëm. Për këtë (mos)zhvillim, duhet falënderuar posaqërisht Facebooku që kishte hapur dritaret virtuale për ne.
Biseduam në orë të vona të natës, edhe pse unë, zakonisht nuk e praktikoj të flas me askënd në atë kohë. Por, ja që ai burrë m’i theu rregullat e pathyeshme deri atëhere dhe më nxorri pavetëdijshëm nga zona e ime e rehatisë. Biseduam shumë gjatë për gjithësinë, dhe artin, veçanërisht për poezitë. Atë natë unë do të shkoja, në një kamp të astronomisë me bashkëmoshatarët e mi entuziastë, dhe kjo bisedë, me rastësi apo me ndërhyrje nga lartë, u bë pjesë e kësaj atmosfere e cila më kishte përfshi.
Piknisja e komunikimit tonë ishin bisedat aq të thela për astronominë dhe … shkas ishte teleskopi. Kujtoj që është krejt rastësi kjo, gjithmonë duke e ditur se rastësia është mënyra e Zotit për të mbetur anonim. Pra, ne ishim dashuruar qysh moti, veçse ishim duke e pritur kohën e duhur për ta kuptuar këtë. Më pëlqeu ky burrë. E deshta! Kishte ngjyrat e mija, por në ato çaste nuk e lejova vetën të mendoj më tepër për të. Ishin rrethana të tjera, dhe unë e ndrydha entuziazmin tim. Syve të mi u dhashë kondita fillestare dhe u caktova limitet e fundit, krejt pavetëdijshëm.Tani e tjerr kështu hollë, atë kohë s’kisha kohë të mendoja, dhe kryesisht përshtatesha. Mandej unë nuk preferoj me i dhanë emën me nguti, asnjë ndjenje.
Tërë mbramjen e përcolla me teleskop një fenomen astronomik, ndërsa e nesërmja do të fillonte me një takim, rreth një tryeze shkencore për të rinjët, të cilën po përpiqeshim të e organizonim. Asokohe flija shumë pak, dhe si duket kjo po ndodhte sepse truri im po e përgatiste veten të njihej me uni-n e tij.
U kota për pak kohë, në mëngjesin e asaj dite. E lumtur u zgjova dhe po përgatitësha për obligimet e asaj dite. Në shtëpinë time vinë shumë mysafir dhe ata zakonisht kërkojnë të më shohin, dhe kjo ndodhë vetëm me mua, sepse vëllau im nuk e ka këtë telashe. Sipas rutinës, e hapa facebookun dhe pashë që ai më kishte shkruar sërish! Ngurrova të i përgjigjem, dhe “nëpër dhëmbë” ja këtheva vetëm disa fjalë, si përgjigjje dhe vazhdova për tek dhoma e pritjes, të takohem me musafirin e radhës, i cili, ishte një kushëri yni që jetonte në përendim. Ai vetëm më përqafonte dhe shprehte habi me rritjen time, të shpejtë, thua se koha për të nuk kishte ecur fare. Ai më mbante në mend, sa një pëllambë si thoshte ai, dhe më kujtonte me shaka, sherret e mija prej fëmije.
Nejse, u nisa për në Prishtinë. Caktuam datën kur do të mbahej tryeza shkencore. Ishte Dhjetor, që për mua është një prej muajve më të mirë, është koha kur Blerina bleron vertetë. Ra mjegull, dhe atë ditë po udhëtoja me transport urban. Shoferi i buss-it ankohej në Krijuesin e universit aq shumë sa më acaroi nervat në kulm! Nuk rezistova dot. Fundja dhe ky shoferi ishte veç një rastësi, një shtytje drejt tij. E hapa facebookun e vendosur për t’i kthyer përgjigjjen e paraditës, atij burrit nga skena e fillimit.
Këtu është çasti kur unë dorëzohem, dhe me gjuhën time prej Blerine, me sinqeritet absolut i drejtohem një të panjohuri, me të cilin u njohëm mbramë. Isha aq e lirë në bisedë me të. Më dukej se e njihja këtë univers qysh prej shumë shekujsh. Më pëlqente mënyra se si më drejtohej. Përdorte metafora të bukura, ndonse me asnjë fjalë nuk dilte jashta kodit moral, sa asnjë fjalë të tepërt nuk ma tha, dhe për këtë më pëlqeu dhe më shumë. U bëmë miq të mirë, ndonse e ndjenim njëri tjetrin krejt ndryshe, por asokohe ende nuk e kuptonim. Ose ndoshta e kuptonim, por kishim qëlluar të dy njerëz, të cilëve nuk na ngutej dhe po e shijonim momentin.
Kur u takuam tek zebra, unë e njoha që prej anës tjetër të rrugës. Energjia ime fluturonte drejt tij, dhe u bëra me krahë. U përshendetëm miqësisht, dhe shkuam në një kafene aty afër. Biseduam për fizikën kuantike. As që e kujtoj çfarë kam thënë, dhe mund të them lirisht se në jetën time të shkurtër nuk kisha ndonjë takim më stresues dhe njëkohsisht më relaksues. I tërë shpirti më protestonte dëshirash, dhe duke e ndrydhur vetën po më kapnin dridhjet të ciat pastaj shfaqeshin në formë vibrimesh në zërin tim. Pata lexuar dikur nga një psikolog, i cili përshkruante takimin e parë me gruan e tij, ku thoshte se ajo vazhdimisht po e shikonte orën e saj, dhe këtë sjellje të saj ai e emëronte si “stres dashnie”. Pavetëdijshëm kisha reaguar dhe unë ashtu, dhe këtë e vërejta vetëm kur ai i buzëqeshur po më pyeste për kohën, duke më thënë kështu indirekt se po e kuptonte shqetësimin tim. Qesha nëpër buzë. Po kuptoheshim.
Më dhuroi disa libra, të cilat i shtërngova në gjoks, dhe ika për tek tryeza ime shkencore, ku isha vonuar.Të gjithë po më prisnin për ta hapur atë. Më kritikuan butësisht, dhe unë po ashtu po shfajsohesha vetëm me buzëqeshje. Isha e lumtur, isha me krah. Po të ishte reklamë, këtu me gjasë do të pija një red bull.
Nëpër shkencë, atë ditë udhëtova me shijen e takimit, aty shpalosa edhe disa teori të mija që kurrë më parë s’kisha patur guximin ta bëja.
U binda që dashuria sfidon gravitetin, thash me vete, me idenë se ndoshta një ditë do të shkruaj një liber me titull ” Fluturimi i parë pa krah”!
Përfunduan dhe takimet me profesorët, dhe diskutimet e stërzgjatura, dhe unë u ktheva plot adrenaline, në shtëpi. Nuk mbajë mend të kem fjetur atë natë. E kisha idenë që s’më shqitej, se sa shumë më pëlqeu ai burrë, dhe nuk dija çfarë emri t’i jap kësaj ndjenje, por as që po e vrisja kokën për të vënë emër. E përqafuar me librat e dhuruar prej tij, më zbardhi mjesi.
Ai burrë u bë koha ime. Jeta ime morri emërin e tij që prej atëherë. E kam kuptuar tashmë, sa fuqishëm e kam ndjerë atë qysh në bisedën e pare, kur duke folur “me gishta” të cilët preknin butë tastaturën, kishim ndiesinë sikur po preknin njëri tjetrin. ”Folësh me gishta”, na nemnin plakat dikurë. Nuk ishin name plakash, për ne. U kënaqëm. Qysh në takimin e parë humba në sytë e tij, të cilët që nga ajo ditë janë universi im. Ai burrë është versioni im mashkull. Ose jo, ai është gjysma ime më e mirë…
E si mund të përfundonte ndryshe një takim në zebër, ku nuk u përplasëm as rastësisht, madje as librat nuk u përplasën për tokë…! Këtu thyhet modeli i hollywood-it. Kështu takohen veç universet, paralele duke rrjedhur energjia nëpër vrimat e zeza dhe të bardha…! Kur del prej dimensioni, mbijeton vetëm kuptimi…