Eni Koçi zbulon bashkëpunimin e papritur?

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi para pak muajve solli bashkëpunimin me Mc Kreshën.
Edhe këtë herë ajo ka paralajmëruar se vjen në një duet me një artist nga Kosova, të cilin sapo e zbuloi, shkruan lajmi net.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Koçi bën të ditur se është duke punuar në këngën e re me Besnik Qakën.

“Zemër, së shpejti”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Vlen të ceket se Eni tash e një kohë është pjesë e grupit ‘Black Fish Entertainment’, të Genc Prelvukajt me të cilin thuhet se është në një lidhje dashurie.

Projekti “Gabimet” me Mc Kreshën ka mbledhur mbi 2 milionë klikime në kanalin, Youtube.

View this post on Instagram

#Zemer ft @besnik_qaka #soon

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on