Fajon pas votimit në PE: Nuk do të ndalemi deri në liberalizim të plotë të vizave për kosovarët

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian e ka përshëndetur votimin pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Tëitter, Fajon është shprehur se beteja tani do të vazhdoje me qeveritë e BE-së.

“Qytetarët e Kosovës një hap më afër liberalizimit të vizave. E Lumtur që Parlamenti Evropian i dha dritën e gjelbër me një shumicë për liberalizimin e vizave. Beteja vazhdon tani në qeveritë e BE-së. Nuk do të ndalemi deri sa ta arrijmë”, ka shkruar Fajon.

Parlamenti Evropian votoi pro këtij vendimi me 420 vota.