Hahn mirëpret votimin pro të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, e ka mirëpritur votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Përmes një postimi në Twitter, Hahn është shprehur se venduimi në fjalë është një vendim i mirëpritur nga ai, shkruan lajmi.net.

“Vendim i mirëpritur dhënia e dritës së gjelbër nga Parlamenti Evropian për nisjen e negociatave të Kosovës me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij.

Kujtojmë se Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën me 420 vota për dhe 186 kundër.