Krasniqi fton grupet parlamentare që sot ta harmonizojnë rezolutën e PSD-së

Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar, të PDK-së, tha se java e kaluar kaloi me tentim mbajtje të seancave të jashtëzakonshme të cilat ishin të pasuksesshme edhe për koalicion qeverisës edhe për opozitën.
“Jemi në situatë ku për fat të keq bojkotimi nga opozita na ka sjellë në një momentum që s’po mund të ulemi të bisedojmë për dialogun Kosovë – Serbi dhe për pikat e rëndësishme për platformën, ekipin dhe vijat e kuqe që Kosova në dialog nuk duhet të diskutojë”, tha Krasniqi.

Asnjë rezolutë nuk mund të jetë më e fortë se Kushtetuta, tha Krasniqi, por shtoi se janë të interesuar ta bëjnë një rezolutë përmes Kuvendit.

Ai ftoi grupet parlamentare që të largohen nga inati politik dhe t’i shohin interesat e qytetarëve.

Ai kërkoi që sot të mblidhen dhe të dakordohen që rezolutën e PDK-së ta harmonizojnë të gjitha grupet.

“Duhet të largohemi nga inati politik por t’i shohim interesat e qytetarëve, nëse vazhdojmë kështu do të vazhdojë të jemi shumë më dobët të përfaqësuar në dialog. Ju ftoj të mblidhemi, ta dakordojmë rezolutën e PSD-së dhe të dalim sot me një rezolutë dhe të dalim nga kjo situatë e bllokimit”, tha Krasniqi.