Kështu duket lindja e diellit nga të gjitha planetet (Foto)

Është e pamundur të imagjinojmë jetën pa diell në planetin tonë.

Të gjithë e kemi parë se sa e mrekullueshme mund të jetë lindja dhe perëndimi i diellit, është diçka nga e cila nuk mund t’i largosh sytë.

Por a keni provuar ndonjëherë të imagjinoni se si do të dukej nga këndvështrimi i hënës dhe  planetëve të tjera?

Ilustrimet digjitale të kryera nga Ron Miller, i cili ka shpenzuar dekada për t’i kryer ato, përshkruan pamjet përtej botës sonë.

Ju ftojmë në një turne ndërplanetar për të parë se si duket agimi në planetet tjera:

Merkuri – gjendet vetëm 60 milion kilometra nga dielli, ose 39% e distancës mes këtij të fundit dhe tokës. Prandaj lindja e diellit në Merkur është tre herë më i madh dhe më ndriçues se sa është në tokë.

Venera – dielli mund të shihet vetëm nga sipërfaqja e Venerës e cila është 108 milion kilometra larg, ose 72 % e distancës së tokës nga dielli. Për shkak të trashësisë së reve të cilat e mbështjellin këtë planet, dielli duket si një vend i ndritshëm në qiellin e këtij planeti.

Marsi – është në një distancë prej 230 milion kilometra, që është rreth 1.5 herë më larg se toka. Por nuk është largësia ajo që e redukton pamjen e diellit, por retë e forta që mbajnë pluhur në atmosferë.

Jupiteri – kështu duket dielli nga Evropa, njëra ndër hënat e Jupiterit. Jupiteri është shumë më larg, rreth 779 milion kilometra nga dielli apo 5.2 herë më mirë se largësia mes diellit dhe tokës. Shkëlqimi i diellit ndriçon Jupiterin në formë unaze ngjyrë të kuqe teksa kalon nëpër shtresat gjigande të gazit.

Saturni – është njëri ndër planetët që vërehen më së shumti. Ai rrotullohet rreth diellit në një distancë prej 1.5 miliardë kilometrash ose 9.5 herë më shumë se distanca në mes të Tokës dhe yllin tonë. Rrezet e diellit janë përthyer nga bollëku i kristaleve të akullit të ujit dhe gazeve, duke krijuar imazhe të pabesueshme të atilla si ” diell i rrejshëm ” që shihet këtu.

Urani – në Arielin, njërën prej hënave të Uranit, do të kemi një pamje të pazakonshme por njëkohësisht madhështore. Këtu, dielli mezi ofron një ngrohtësi, pasiqë është pothuajse 2.8 miliardë kilometra larg apo 19 herë nga largësia mes diellit dhe tokës.

Neptuni – Kështu do të dukej dielli nëse do të ishit duke qëndruar në Triton, hënën më të largët të Neptunit. Largësia mes yllit tonë është 4.5 miliardë kilometra ose 30 herë nga largësia mes tokës dhe diellit.

Plutoni – nga perspektiva e planetit më të largët në sistemin tonë diellor, dielli është pak më shumë se një pikë e vogël drite. Plutoni është 6 miliardë kilometra larg nga dielli ose 40 herë sa largësia mes diellit dhe tokës, që nënkupton se drita është 1.600 herë më e zbehtë se sa ajo në tokë. Por ajo prapë është 250 herë më e ndritshme se një hënë e plotë që shihet nga toka.