Ura e Gurit në Vushtrri-monument iliro arbëror shqiptar

Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri e ndertuar ne vendbanimin e lashte ilir – VICIANA, eshte një monument i rrallë i lashtësisë ,me rendesi arkeologjike, historike,arkitektonike,hidroteknike e kulturore

Nga Bedri Xhema, profesor i historise

Rasti i kesaj ure eshte nder me drastike e te korruptuarit te argumenteve per drite te diellit nga qarqet shoviniste serbe, qarqeve proserbe me rastin e Marrveshtjes te Statusit te Kosoves te ndermjetsuesve europjan rreth Trashegemise Materiale Kulturo Historike te Kosoves. dhe pranimi i trasimeve te ketyre qarqeve nga lideret miop shqiptar si dhe per cudi, heshtjes se njerzve kompetente te institucioneve tona shkencore, qe ka per pasoje mbytjen e kujteses per te kaluaren e pasur, te ndritur e te lashte te popullit tone.

Pas kapitullimit te forcave serbe ne Kosove ne vitin 1999, gjate negociatave te Marrveshtjes per Statusin e Kosoves, te udhehequr nga Marti Ahtisari ne vitin 2007, aneksi Trashegimia Fetare e Kulturore , Ura Vjeter e Gurit ne Vushtrri, figuron me emrin Ura e Vojinoviqve., Trashegimi serbe, krejt me qellim qe Serbia te krijoj nje lloj si tapie se Kosova ka qene toke serbe .

Krejt ajo ne cka mbeshteten serbet se kjo Ure eshte trashegimi e tyre eshte nje citat i nje poezie epike serbe ne te cilen vllezerit Vojinovic i nderlidh me ndertimin e kesaj Ure.

Cila ishte lashtesia eViciana (Vushtrrisë ), ku u ndërtua Ura e Vjeter e Gurit

Shume hulumtues, historian e arkeolog eminent shqiptar por edhe nga ata studjues serioz serb e pranojne se Vushtrria, eshte ndertuar,eshte formuar, eshte zhvilluar ne teritorine Vicianes se lashte ilire dhe mendohet se është një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë.Por, natyrisht ka edhe qe nuk pajtohen me keto mendime, duke e vendosur qytetin e tanishem te Vushtrrise ne vendin e Vicianumit romak, apo edhe asi qe themelimin e Vushtrrise nuk e lidhin fare me lokalitetet e permendura te lashtesise.

Everteta eshte se Vushtrria gjendet ne teritorin e Vicianes ilire e gjithashtu edhe Ura e Vjeter e Gurit.

Lashtësia e lokalitetëve për rreth Vicianes/ Vushtrris, ku u ndertue Ura e Vjeter e Gurit.

Per rrethVicianenes se lashte, perkatesisht/Vushtrrise se sotme , si nga ana e Qyqavices , ashtu edhe nge ana e Albanikut/Kopaonikut/,gjenden lokalietet e lashta arkeologjike qe disa nga to nga ne popull njihen si GJYTETE,qe paraqesin pasuri te madhe të trashigimisë kulturo-historike

Pra në rrethinën e Vushtrrisë janë zbuluar vende arkeologjikete te lashta me rendësi për të kaluarën tone. Në ato vende dikur janë zhvilluar vendbanime , që disa prej tyre i përkasin grupit kulturor dardan të shekujve VIII deri IV p.e.s., që përfshinë edhe terë Kosovën e sotme dhe e cila është i njohur për vendbanimet dhe nekropolet

Zhvillimi i vendbanimeve te medha ilire/dardane perreth maleve e ne kodrina kodrinave perreth VICIANES/VUSHTRRISE, ,kushtezuan edhe ndertimin e urave, athere te gurit qe keto vendbanime te lidhen ne mes vete por edhe per lidhjet tjera me pjese te ILIRISE, DARDANISe

Ura e Vjeter e Gurit

Po cila eshte periudha e ndertimit te kesaj ure

Pervehtesimi i monumenteve nga ana e Serbise, sidomos legjitimimi si monumente si serbe sipas pakos se Ahtisarit dhe kete pa asnje baze faktike ndezi shpirterat e intelektualeve e historianeve shqiptar nga Vushtrria, por ato fare nuk u degjuan nga qendrat e vendosjes.

Ka shume burime historike qe kundershtojne identitetin e kesaj ure si trashegimi serbe, ne mesin e tyre edhe ato serbe e malazeze.

.Nje autor serb ne librin Urat ne Serbi ,qe gjendet ne biblioteken e Institutit te Monumenteve ne Prishtine, thote per Uren e Vjeter te Gurit ne Vushtrri se pese harqet e mesme jane shume te vjetra, duke mos e percaktuar kohen se ciles i takojne.Kjo shume te vjetra per harqet e mesme qe ne fillim hedh poshte tezen serebe per Uren e Vojinoviqve e qe le hapesire te mendosh se Ura nuk eshte ndertuar ne te njejten kohe

Në qytet kjo ure quhet Ura e Vjetër e Gurit. Në Urë kanë qenë disa mbishkrime latinetë cilat punëtoret shkencorë të Beogradit i kanë gëdhendur dhe i kanë hqur nga aty.Arsyeja eshte si gjithehere qe te fshihen gjurmet e se vertetes per kohen e ndertimit te ures. Mbishkrime latine ka patur edhe ne Banjon publike e cila kishte qene nje kishe katolike shqiptare.

Ne librin e II te Historise te Popujve te Jugosllavise te botuar ne vitet 1969 ne Zagreb , redaksia e se ciles gjendej ne Beograd, ne fq. 64 eshte fotografia e Ures se Vjeter te Gurit ne Vushtrri , perfundi te cilen shkruan TURSKI MOST U VUCITRENU/ne shqip URA TURKE NE VUSHTRRI. Kjo eshte edhe nje deshmi e forte se edhe vete shkencetaret serb e pranojne se Ura nuk eshte ndertuar nga popullata serbe.Pra serbet i pengon vetem identiteti shqiptar ne Kosove.Ky eshte argumenti i dyte se kjo URE nuk ka identitet serb,nga se alamet historian e akademiku serb ka punuar ne perpilimin e kesaj historie te popullit jugosllav e serb.

Vojinoviqet nuk ishin serb, ishin familje arberore mesjetare – Don Cetaj nga Mali i Zi.Ata nuk e ndertuan Uren e Vjeter te GURIT.

Serbet perpiqen t i nderlidhenVojinoviqet-familje Mesjetare me ndertimin e Ures seVjeter te Gurit , por nuk mund te dokumentohet me asgje nga burimet materiale ose te shkruara historike, perveq nje citati ne nje kenge epike ku permenden familja e Vojinovicve, pa e permendur perkatesine etnike te tyre.

Gjate hulumtimit tim ne Vushtrri qytetaret e vjeter te qytetit thonin se nje familje e Vojinoviqve ishte vendosur afer Ures, dhe per kete sipas vushtrriasve te vjeter ka mbet te thuhet ura e Vojinoviqve,duke thene te Ura Vojinoviqve, te Ura e Vojinoviqve perndryshe thone ata asgje ska te beje me ndertimin e Ures.Perkundrazi edhe vete qytetaret serb thonin se kjo ure eshte nga koha romake, Rimski most si e quanin ata.

MARK MILANI. vojvode malazez ne nje liber te tij i cili para lufte ishte ne Biblioteken e Qytetit ne Vushtrri, per familjen e Vojinoviqve ne Vushtrri thote se jane familje mesjetare shqiptare e quajtur Don Cetaj, nga Mali i ZI, qe per shkaqe hakmarrje shperngulen ne Vraje, e nga aty ne Vushtrri,ku nje pjese e kesaj familje vendosen te Ura e vjeter e GURIT.Nderkohe kjo familje merr mbiemrin VOJINOVIq.

Nga qytetaret e vjeter te Vushtrrise, qe kishin kontakte te vazhdueshme me serbet e Vushtrrise, si Nuri Prishtina,Shaban Zekiqi,Mahmut Cibukciu, Shyqyri Shotani etj kam degjuar te thone se kemi degjuer nga shkiet vendas te Vushtrrise te thone se gjuhen shqipe shkiet vendas e kane mesuar nga familja Vojinoviqet, cka lent e vetekuptohet se kjo familje ishte arberore.

.Bile sipas Kader Cerkezit ,nje plak i shtyre ne moshe me shtepi prane Banjos publike thoshte se serbet ne Vushtrri ishi shqiptar qe flisnin serbisht.Ne Vushtrri kurr nuk ka pase serb thote ai.Edhe Nushiqi si familje te medha serbe ne Vushtrri i permend mu ato familje qe ishin tipike shqiptareTani edhe hulumtimet e fundit arkivore po e pohojne kete.

Me sa kam kuptuar shume familje shqiptare ne Vushtrri, qe flisnin serbisht, nuk guxonin te deklaronin identitetin e vete. Nje kurir ne QAMO, gjate nje kujdestarie te nates ne vitin 1981 pat thene se ne me shqiptaret na ndane pak po ju mendoni se ne e kemi lehte.

Edhe Karagjergji, Gjergji i Zi ,prijesi i Kryengritjes se pare serbe kunder osmaneve ishte pasardhes i Vojinoviqve i njefare Tripko Gurashit ,Gurash, patronim tipik shqip.Karagjergji ishte shqiptar i fisit Kelmend.

Më 1977 urën e kanë hulumtuar arkeologet nga Shqipëria Aleksandra Mano, Zhaneta Andrea, Ali Muka dhe prof. Qamil Gegja nga Kosova. Rezultatet e hulumtimit të tyre nuk dihet të jenë publikuar.

.Derisa e degjoja radio Tiranen ne vitet 70 te shek. te kaluar rastesisht hasa ne nje emision ku flitej per Uren e Gurit ne Vushtrri. Spikeri lexonte artikullin dhe filloj te lexonte nje regjister me emra, ku spjegonte se ata emra jane te mjeshterve shqiptar qe kishin qene mjeshter te ndertimit te URES.Nuk e dij se per cilen kohe ishte fjala dhe a ishte fjala per ndertimin e cemereve anesor te ures apo si. Mbaj mend qe spikeri pat thene se regjistri i emrave te atyre mjeshterve ruhet ne Arkivin Qendror te Tiranes.Mendoj se sigurisht eshte fjala per ndonje restaurim te Ures

Rruga e cila kalonte nëpër ketë urë

Nga të gjitha urat e ruajtura në teritorin e Kosovës,nder me më e vjetra është Ura e gurit në Vushtrri. Kjo urë gjendet në rrugën e vjetër në vetë hyrjen në Vushtrri ,nga ana veripërendimore. Kjo urë është njera nga objektet e mëdha të këti lloji. Ura shtrihej në rrugën e vjetër e cila nga Jeni Pazari shkonte luginës së Ibrit deri të derdhja e Sitnicës ., të qyteti i Zveqanit dhe vinte në Mitrovicë., nga pastaj kalonte në anën e djathtë të lumit Sitnicë në Vushtrri, ku kalonte në anën e majtë të Sitnicës duke shkuar kështu deri të derdhja e lumit Llap, afër tyrbes së sultan Muratit të Prishtina nga dilte në Lypjan dhe Grykën e Kaçanikut e që vazhdonte për Shkup.

Në anen e djathte te lumit Sitnice ne,fshatin Vrri edhe sot është një Urë e lashte njeharkore e Gurit që sigurisht ka shërbyer për të lidhur këto lokalitete.


Ure e Vjeter njeharkore e Gurit në fshatin Vrri,e punuar pa lidhese,qe ka mbet ne meshiren e askujt.

Udhepershkruesit per uren/ Për Urën e Vjeter te Gurit kanë folur udhëpërshkrues të ndryshëm. Kuripeshiqi në vitin 1430 kalon në Vushtrri por nuk na jep kurfarë përshkrimi detal të urës. Në vitin 1573 ket Urë e përmend udhëpërshkruesi franqez Difren Kan.Me vone uren e permendin edhe udhepershkrues tjere.

Ura sot gjendet në të thatë , meqense Sitnica për shkak të përbërjes pedologjike të tokës nga ka rrjedhë e ka ndrruar shtratin .

Të dhënat arkitektonike

Ura ka 12 dalje, nga të cilat ,tri të mesmet janë më të larta, derisa duke shkue anëve të urës daljet zvoglohën gradualisht. Pesë çemeret e para, ne mes janë origjinale, si duket të kohës iliro-romake, derisa tjerat të janë murosur më vonë . Të parat kanë formë të harkut të thyer, shkembyrazi të murosur me gurë të kuqrremtë dhe të përhimtë, të gdhendur mire, derisa daljet tjera janë gjysmëharkor dhe janë punuar nga gurët e përhimtë. Gurët janë sjellur nga fshatrat perr rreth. Muret ballore janë punuar nga gurët kënd drejtë të gdhendur mire, me ngjyrë të gjelbertë, në formë të kënddrejtit të zgjatur. Mbi harqe profili i rrumbullaksuar i gurëve në formë qynge, i cili sherben për përcjelljen e materijalit nga pllakat e gurit.

Pllakat e mbrojtjes së gurit janë të vendosura vertikalisht. Çemeret janë të dyfishta , në të vertetë i poshtmi është i përberë nga guri pykë, derisa i epermi është i ndertuar nga guri i gjatë dhe horizontal në formë të kënddrejtit të zgjatur i cili e kornizon çemerin e poshtëm në formë trake. Daljet kanë hyrë aq shum në tokë, sa që nuk shihen as gjysma e tyre.

Ng ate vjetrit ne Vushtrri eshte percjelle tregimi se guret e Ures jane punuar nga bluarja e gurve dhe perzierja me nje lloje materijali si lidhje.

Gjatësia e urës është rreth 135 m , e gjerësia mbi 5 metra.

Branisllav Nushiqi,konzull serb në Prishtinë ( gjatë sundimit osman ) në fillim të shekullit të kaluar e viziton Urën e Vjeter te Gurit dhe shenon së dalja e peste ishte aq e shkatrruar sa qe kërcnohej rreziku që të shembet në çdo kohë. Kush dhe kur e ka përmirësue ketë rrezik të shembjes nuk dihet.

Ura e Gurit është një ndertim masovik , përmbi së gjysma e së cilës është mbuluar me dhe, dhe tani është jashtë funksionit , sëpse lumi e ka ndrruar shtratin dhe me tutje eshte ndertuar ure e re me 1885.. Sot ura gjendet në të thatë.

Përbërja e tokës kushtëzoi ndrrimin e shtratit të lumit , dhe ajo tani është në të thatë

Ne vitin 1953 hulumtuesi Valter SHtylla nga Shqiperia qendroi ne Vushtrri qe te dhenat i publikoj ne nje liber te veqante. Të kjo Urë ai pa shembullin klasik të rrjedhes së lumit në përbërje të tokës që kushtëzon rrjedhën. , e cila ka kushtzua ndrrimin e rrjedhës dhe ate e ka lenë në të thatë.Çemeret e shumta dhe josimetrija e tyre në raport me çemeret 2-3 ( çemeri më i lartë – çemeri potencohet edhe me pikën më të lartë të nivelit), mundëson hipotezën që disa dalje janë murosur më vonë , të kushtëzuar me ndrrimin e rrjedhes së ujit, apo çemeret nga shtylla 3 deri në të 10 paraqisnin ndonjë lloj të daljes inundative, dmth. çemer të cilat kanë lëshuar ujë të shumtë të Sitnicës.Ai jep te dhena te detajuara per Uren.

Në koncepcionin e përgjithshëm, dallohej pamja nga ana e Mitrovicës- me rënje me të madhe të nivelit , në gjatësi prej 26 metrash. Ura ka 9 çemer të ndryshëm asimetrik të vendosur në raport me çemerin 2-3, që bashkë me çemeret 1-2 dhe 3-4 përbëjnë konstruksionin bazë dhe primar të pjesës së urës,por tradita popullore ne Vushtrri flet per 12 cemer.

Mbi madhësinë e vertetë të çemerëve ( çemerëve të para ) nuk mund të flitet asgjë pa mihjen e urës gjer në bazë. Shtrati i lumit është mbuluar dhe në ketë menyrë daljet vizuele janë zvogluar.

Në viztimin e deponuar janë vizatuar çemeret të konstatuara gjatë fotografimit të urës me 1953. Dallohet çemeri 2-3 me qeljen 1 =10,4 m, për të cilën mund të thuhet me siguri që ka pasë madhësinë e qeljes nga 12 –13 m .

Madhësia e e atrhershme ( 1953 ) , të çemerëve të mbushura, silleshin nga 3,20 m ( dalja 9-10 ) deri 10,4 m ( dalja 2-3 ) , duke kushtëzuar me ketë edhe dimenzione të mëdha të shtyllave të lumit në lum, të cilat sillën nga 5,20 ( shtylla 9 ) deri 5,85 m ( shtylla 7).

Çemerët . Në urë përfaqsohet, kryesisht forma e vijave të çemerëve në të gjithës çemerët. Forma e vijave të daljeve , të intradoksit dhe ekstradoksit , ësht harku i thyer , formë e njohur me emrin qemeri përputhës ( ogivale ) me thyerje të forta ose me të lehta në bazë. .Trashësia e çemerëve është e njejtë në të gjitha daljet dhe arrinë 55 = 22 = 77 cm = t . Përjashtim bëjnë çemerët 6-7 dhe 7- 8 , të cilat janë murosur sigurisht më vonë , gjatë restaurimit të urës. Këto dy dalje dallojnë nga të tjerat , si përkah forma e tyre poashtu edhe përkah konstruksioni.

Në krye të çemerëve egziston arhivolti i dyfishtë; njëherë i konstruktuar me pllakë guri me trashësi 22 cm i cili në konstruksion e përcjellë formën e çemerit dhe herën tjetër sipërfaqën ballore të murit., i cili është baraz me 3-4 cm nga rrafshi ballor i arhivoltit.

Daljet janë të konstruktura nga blloqet e mëdha të gurit të gdhendur , nga gurët e gdhendur në formë paralelopipedi. Për murosjen e çemerëve, sipërfaqet ballore të tyre, , janë përdorur dy lloje të rërës – i përhimtë dhe i kuqrremtë, të cilet shkembyrazi ndrrohen në intervale mjaftë të drejta dhe në ketë menyrë i dhanë pamje të veqantë terë objektit . Skajet e këtyre gurëve të gdhendur , në krye të çemerëve, janë shkatrrue nga ndikimet atmosferike. Tokëzat ( lidhëset ) kontaktuese radijale janë minimale , derisa gurët intimisht bijnë njeri mbi tjetrin . Lidhëset shtese të çemerëve janë horizontale.

Sipas konstruksionit të murëve ballore të daljes 6-7 dhe 7-8 , të cilat dallohën nga daljet tjera, vijmë në përfundim që ato janë murosur më vonë gjatë meremetimit në vend të pjesës së rrënuar të urës. Në keta çemer nuk ka kunorë arkivolte nga pllkat e gurit. Në disa çemer janë vrejtur gjurmët e plasaritjeve të gjata.

Pamje të veqantë dukjes së urës i jep muri ballor monolit, si dhe komponimi i harmonishëm i gurëve të ngjyrosur natyrshëm.Për fitimin e këtyre gurëve , si dhe gurëve të çemerëve , është përdorur shkëmbi – zalli dhe ketë disa lloje zalli nga të cilat me të numerta janë : të pëhimtë dhe të kuqrremtë.Të përdorimi i gurëve të gdhendur të fituar nga zalli i kuqrremtë, , të vendosur në sipërfaqet e dukshme të murëve ballore , nuk ka rregull.; lajmrohen qoftë në grup – nga disa gurë ( tesanika ) qoftë të vetëm – duke u ndrruar me gur – zallë të përhimtë.

Tregimet interesante per Uren e GURIT

Ne disa shkrime kam hasur te thuhet se ne kohet e hershme ishte perhapur mendimi se pluhuri i gureve te Ures se Gurit eshte i sherueshem per smundjet e syrit.Guret duheshin grryer shume pak dhe e at pluhur te ferkoheshin qepallat e syve.Perkunder hulumtimit me dekada, une kete mendim nuk e kam hasur te qytetaret vushtrrias.

Ishte bere zakon qe qerret e nuses para se te hynin ne qytet, ose para se te kalonin uren per ne fshatra , te ndalen te Ura e Gurit dhe aty te luajne dhe vallzojne dasmoret, pastaj edhe te qesin shej.

Tregohet se kur ne nje rast kalojne Azem Galica dhe e shoqja Shote Galica, , ndalen ca dhe qesin shej me pushke. Shota e vret shejin me mire se Azemi dhe ky e pergezon pa pasur fare zili.

Nen cemeret e Ures seVjeter te Gurit jane pushkatuar shume atdhetar shqiptar nga hordhite barbare serbe.

Ura e Vjeter e Gurit ka hy edhe ne emblemen e komunes se Vushtrrise.

Po e permendi edhe nje perpjekje per restaurimin e Ures.

Pas lufte , Z.Ibush Jonuzi , udheheqes komunal, me ftoj ne cilesin e Pergjegjesit Komunal Monumente ne nje bisede me nje komandant te Emirateve arabe rreth asaj ku mund te investojne ne monumente.Meqense athere kishte marr hov ndertimi i xhamive ne Vushtrri me rrethine i propozova hulumtimin dhe restaurimin e Ures se Vjeter te Gurit.Per befasine dhe kenaqesine time propozimi hasi ne miratim te te dyte.Ketu ishte edhe perkrahja e sinqerte e z.Ibush Jonuzit Ata per kete qellim ndane 700.000 dm.Projekti veq ishte punuar dhe mendoj se gjendet ne Arkivin komunal ne Vushtrri.Ishte parapare germimi deri ne themel te Ures.Restaurimi i saje.,rreth e perqark Ures ishte parapare te jete me uje nga themeli e disa metra anash gjer ne nivel te tokes. Dicka impozante.Ata me premtuan se ne punime do marrin pjese hulumtuesit me te njohur te lemive perkatese.Ngjau sulmi ne Kullat Binjake ne SHBA , arabet u terhoqen dhe projekti deshtoi.

Perfundim. Te dhenat historike te shtyjne te konkludosh se kjo URE nuk ka te beje fare me Trasgegimine serbe, por kjo Ure eshte nje Trashegimi iliro-arberore dhe si e tille duhet te trajtohet.Kurr nuk ka pase serb autokton ne Vushtrri e rrethine.Ata ishin shqiptar te ortodoksizuar e te sllavizuar me hekur e gjak , gjak ky nga i cili do mbije e verteta

Tani eshte duke u punuar ne hulumtimin dhe restaurimin e Ures se Vjeter te G Gurit.Shpresojme qe e verteta per identitetin e ketij objekti madheshtor te ndriqohet nga ekspert te pakontestuar.Hasan Prishtina porosiste .Para se gjithash ruajuni mallkimit te histories kur e ipni mendimin per te.

Mbi te gjitha te hedhet drite se kur dhe kush e ndertoi kete ure impozante.

Referencat

Skender Rizaj Kosova gjate shekujve XV,XVI,XVII., Prishtine, 1982.

Skender Rizaj Serbet e SHqiptaret, Prishtine.

Branisllav Nushiq, Pershkrimi vendit dhe popullsise,Zgjimi 2015,perkthim nga origjinali Opis zemlje i naroda I,II,Izdanje Matice Srpske, Novi Sad 1902.

Marko Milanov Sabrana djela, Graficki Zavod, Titograd,1967.

Ivan Zdravkovic Srednjovekovni gradovi i dvorci na Kosovu,Beograd 1975

Historija Naroda Jugoslavije II.Zagreb XLXLIX/.,redaksia e se ciles gjendej ne Beograd.

Bedri XHema, Ura e Vjeter e Gurit, ne Monografine Viciana/Vushtrria me rrethine, Prishtine 2002.

Tregime gojore

1.Tregoi Sinan Salihu nga fshati Sume.,ne vitin 1985.

3.Deklarate e SHaban Zekiqit, Nuri Prishtines,Shyqyri Shotanit, Mahmut

Cibukciut,qytetar te Vushtrrise/Mahmut Cibukciu ne deklaraten e tij te gjate te cilen e posedon autori, mes tjerash thote se shteti serb iu ka dhane pension familjes se tyre vetem te deklarohen se jane pasardhes te Milesh KOPILIQIT,pra si serb.Ai pretendon se jane pasardhes te kesaj familje.Jemi shqiptar thote ai .Nuk kemi asgje te perbashket me serbet.

4.Vojo Delevic , professor i historise,mendim te cfaqur gjate nje bisede ne vitin

1981 ne QAMO Muharrem Bekteshi ne Vushtrri..

5.Goga Vlajic, nepunese , mendim i cfaqur ne nje bisede ne vitin 1985.

6. Kader Cerkezi, rreth 80 vjeqar nga Vushtrria, deklarate gjate nje bisede ne vitin

2000.

P.S. Ne shume artikuj ne internet e neper libra kam hasur te thuhet se Vushtrria eshte qytet Antic qe daton nga Mesjeta, gje qe eshte nje gabim logjik i leshuar fillimisht si ndonje lapsus e qe percillet.Ndoshta mund te thuhet Vushtrria ka qene nje qytet antic qe ka mbijetue edhe gjate mesjetes gjer ne ditet e sotme qe pretendon te jete nje qytet bashkohor,ose Vushtrria eshte nje qytet antic,mesjetar e bashkohor.