Pas publikimit që bëri lajmi.net me listat e veteranëve. që sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë përfituar kundërligjshëm pension prej 170 eurove ka pasur reagime të shumta.

Reagimi i radhës vije nga shtabi i UÇK-së në fshati Baballoq.

“Shtabi i fshatit të UÇK-së në Baballoq, Zona Operative e Dukagjinit reagon ashpër dhe me vendosmëri pas publikimit të listave të prokurorisë për veteranë. Ne si shtab konfirmojmë se listat e publikuara për shtabin tonë janë manipulim i pastër. Unë si pjesë e këtij shtabi vërtetoj me përgjegjësi të plotë morale, ligjore dhe atdhetare se djemtë që prokurori Elez Blakaj i ka vu në medyshje si luftetarë, kanë qenë ushtarët më të zot jo vetëm të fshatit tonë, por edhe më gjerë”, thuhet në reagimin e Florim Metajt nga ky shtab.

Reagim në emër të shtabit të UÇK-së të fshatit Baballoq

Shtabi i fshatit të UÇK-së në Baballoq, Zona Operative e Dukagjinit reagon ashpër dhe me vendosmëri pas publikimit të listave të prokurorisë për veteranë. Ne si shtab konfirmojmë se listat e publikuara për shtabin tonë janë manipulim i pastër. Unë si pjesë e këtij shtabi vërtetoj me përgjegjësi të plotë morale, ligjore dhe atdhetare se djemtë që prokurori Elez Blakaj i ka vu në medyshje si luftetarë, kanë qenë ushtarët më të zot jo vetëm të fshatit tonë, por edhe më gjerë.

Nëse gjykata vendos sipas mendimit të prokurorisë që këta djemë të mbesin jashtë listave të veteranëve, atëherë ne si shtab, të gjithë luftëtarët e Baballoqit, e them publikisht se heqim dorë nga të qenit veteranë.

Ne si luftetarë e kemi dhënë një betim për çlirimin e Kosovës dhe e mbajtem atë, betim keni dhënë edhe ju prokuror Blakaj, por shtrohet pyetja se a e mbajtet ju këtë betim?!