Protestojnë veteranët e Dukagjinit për mbrojtjen e vlerave të luftës

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të zonës së Dukagjinit po mbajnë protestë tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Protesta është e organizuar nga Organizata e Veteranëve të luftës të UÇK-së të Dukagjinit.

Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i madh i veteranëve të Dukagjinit, për të protestuar siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së. /Telegrafi/