Thaçi dhe Haradinaj koordinohet me Ilir Metën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Krerët e shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj gjenden në Nju Jork, aty ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Deri më tash, liderët kosovarë janë takuar me zyrtarë të lartë të SHBA-ve, BE-së dhe shumë shteteve tjera, në përpjekje për të lobuar sa më shumë për njohje të reja dhe avancim të marrëdhënieve bilaterale.

Në një fotografi nga Nju Jorku, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj shihen duke u koordinuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta rreth aktiviteteve që do të kenë në selinë e OKB-së.