Deputetët kërkojnë përkrahje ligjore për pacientët me kancer

Tryeza e organizuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në përkrahje të personave të prekur nga kanceri mblodhi mjekë, përfaqesues të institucioneve shëndetësore, politikanë e qytetarë të prekur nga sëmundja.
“Ne si deputetë e kemi obligim ta trajtojmë përkrahjen e njerëzve të prekur me kancer në cdo aspekt, ky problem e prek gjithe familjen sidomos ne aspektin financiar, terapia eshte shume e kushtueshme, personi mund të shëndrohet në rast social” tha njëra nga organizatoret Fatmire Mulhaxha Kollqaku anëtare e Komisionit për Shëndetësi Pune dhe Mirëqenie Sociale.

Sipas saj në Klinikën e Onkologjisë ka nevojë për hapësira më të mëdha dhe përkrahje më të mëdha. Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se për 18 vjet janë bërë disa hapa përpara për trajtimin modern të kesaj semundje.

“Kjo semundje duhet të kete përkrahje nga politika, shoqëria e media, duhet të kërkohet ngritja e kapaciteteve të mangeta të sistemit” tha Avdyli. Sipas tij financimi i ulët ne shendetësi ndikon ne trajtimin e pacientëve dhe punën e mjekëve.

Deputetët kërkojnë që të inicohet me ligj përkrahja e pacientëve nga punëdhënësit. Drejtori i Klinikës se Onkologjisë Ekrem Hyseni tha se vetem kjo Klinikë ofron shërbime dhe është i ngarkuar.

“100-200 pacientë në dite aplikojnë kimioterapi, radioterapia funksionon me dy aparatura frekuentohet nga 80-100 pacientë në ditë “ tha Hyseni.

Doktoresha Hatixhe Latifi Pupovci ngriti si shqetësim faktin qe qytetarët e Kosovës janë ekspozuar ndaj uraniumit të varfëruar si pasojë e luftës. Ajo tha se duhet të meret alarmante numri i shtuar i pacientëve.

“ Në Kosove ka shume ndotje me uranium të varfëruar, ky uranium shkakton leukemi,probleme me tiroide, është problem qe duhet ta dijmë rritja e kancerit ne Kosove është teper e madhe” tha Latifi Pupovci . Ndërsa drejtori i Klinikës se Onlologjisë Ekrem Hyseni tha se rritja e kancerit nuk është alarmante dhe se në Kosovë është rritja më e vogël në rajon.

“Mandati më i gjatë i ushtarit të KFoR-it ka qene 6 muaj nese për gjashtë muaj qenka semu nje ushtarë pse cdo qytetar i Pejes nuk është i sëmurë. Statistikat tregojnë që rajoni Dukagjinit ka qenë më i bombarduar atëherë pse Gjilani ka raste hiq më pak se rajoni Dukagjinit” tha Hyseni.

Sipas tij e rëndësishme është qe të diagnostikohen pacientët me sëmundje malinje sa më herët.

Deputeti Imet Rrahmani ish Ministër i Shëndetësisë kerkoj qe të bëhet nje studim për cështjen e uraniumit të varfëruar. “ Qe sot mund ta bëjmë hapin e madh duke filluar nga ato praktiket, fatkeqesisht ligji i duhanit pikë se pari nuk respektohet duke filluar nga politikbërësit e sot po flasim për pasojat” tha Rrahmani. I pranishëm në këtë tryezë është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti