Zbulohet e dashura e Feros, një yll i vërtetë qenka!

Është shumë i ri në moshë, por Fero është kthyer padiskutim në një nga reperët më të njohur e të suksesshëm në vendin tonë.

Këngët e tij janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë më së miri klikimet e shumta në Youtube apo edhe koncertet e tejmbushura. Mirëpo për sa i përket jetës private Fero ka qenë shumë i rezervuar dhe s’kemi patur shumë informacion rreth saj.

Megjithatë “Gazeta Express” ka zbuluar se Fero është në një lidhje me modelen bukuroshe dhe super seksi me origjinë nga Maqedonia, Arbenita Ismajli. Arbenita është shumë e njohur në Instagram falë bukurisë së saj dhe fotove provokuese.Modelja dhe reperi kanë shkëmbyer herë pas here edhe komente me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar emoji-t e zemrave. Në një prej fotove Arbenita zbulon se foton e ka bërë ai, pasi Fero e pyet se kush fshihet pas telefonit, ndërsa modelja i kërkon të heshtë përmes një emoji.