Fehmi Ferati kujton me lot në sy kolegun e ndjerë, Blerim Pecin (Video)

Fehmi Ferati ishte i ftuari i kësaj jave në “Ministrinë e Shyhretit”.

Fehmiun e njohim si bashkë-udhëheqës të shou-t televiziv “Meselation”, me të ndjerin Blerim Pecin.

Ai i emocionuar ka kujtuar Blerimin, duke rrëfyer sesi e përjetoi lajmin për vdekjen e tij si dhe tregon se çfarë do t’i thoshte po të kishte mundësi ta takonte edhe njëherë.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqni “Ministrinë e Shyhretit”, emision ky i cili shfaqet çdo të enjte, nga ora 20:30 në First Channel, nën udhëheqjen e Mixhës Bibë, Fluturës dhe Simonit.