MPJ e Kosovës i konfirmon sulmet kibernetike: Janë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar sulmet kibernetike që kanë pësuar në sistemin e tyre dje.
“Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve vijnë kryesisht nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Këtë e ka konfirmuar në ‘Twitter’ vet Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan lajmi.net

Ata gjithashtu kanë thënë se autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurtë.

“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka përjetuar një sulm kibernetik. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurtë dhe në funksion. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina .