Policia jep detaje për personat e arrestuar që dyshohet se kërcënuan drejtorin e KEK-ut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy personave të dyshohet se kanë kërcënuar drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se lidhur me rastin që është raportuar mbrëmë, janë arrestuar sot dy persona.

Të arrestuar kanë B.B i gjinisë mashkullore, 24 vjeçar si dhe J.K, 29 vjeçar.

“Lidhur me rastin që është raportuar dje në stacionin policor Qendra në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar është kanosur ankuesi N.Th, sot janë arrestuar dy persona të dyshuar: B.B, mashkull 24 vjeç si dhe J.K mashkull 29 vjeç”, ka bërë të ditur ajo.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e paraburgimit, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.