Një kometë që pritet të kalojë shumë pranë Tokës do të jetë kometa më e ndritshme në qiellin e natës (foto)

Një kometë do të kalojë pranë Tokës dhe nga nata e 15 dhjetorit do të jetë e dukshme, kjo do të jetë kometa më e ndritshme në qiellin e natës, duke shkaktuar një shndritje të gjelbër që shtrihet sa madhësia e jupiterit.

Kometa 46P/Wirtanen vjen pas një rrotullimi në hapësirë për më shumë se 5 vjet, sonte mund të shihet me një teleskop. Kometa ende po afrohet dhe kështu po bëhet gjithnjë e më e ndritshme. Ajo do të jetë më e ndritshme ne naten e 15, 16 dhe 17 dhjetorit, kur ajo do të kalojë më se afërti Tokës, afer 12 milion km. Dhe, do të mund ta shihni pa teleskope.

Kometa më e ndritshme në univers do të jetë më së shumti e dukshme pak lartë horizontit lindor. NASA ka publikuar një fotografi të kometës duke shndritur në qiell, përderisa ajo po i afrohet diellit dhe Tokës. 

Ja disa pamje (harta qiellore ) e Hemisferës Veriore që tregon se si mund ta gjejm kometen nga nata e 15 dhjetorit 2018 

Vizioni.info Author