Allegri: Këta dy lojtarë nuk largohen nga Juventusi

Maxi Allegri duket se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në këtë afat kalimtar në skuadër.

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri, ka bërë me dije se Leonardo Spinazzola dhe Moise Kean nuk do të largohen nga skuadra.

Trajneri italian llogaritë në të dy lojtarët, andaj ata do të qëndrojnë në skuadër deri ën fund të sezonit.

“Spinazzola ka bërë paraqitje tqë mirë, duke llogaritur se ishte e para për të”, tha Allegri, përcjell lajmi.net.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, veçanërisht kur Juan Cuadrado është i lënduar.

“Poashtu edhe Kean është në planet e tona, andaj dua që ata të vazhdojnë me ne dhe të punojnë edhe më shumë”, ka shtuar më tej trajneri i Juventusit. 


Vizioni.info Author