Avokati Koci tregon kur do të intervistohen Lushtaku dhe Mustafa

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rustem Mustafa-Remi, nesër do të intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa, Sami Lushtaku do të intervistohet më 16 janar.

Kështu ka thënë avokati i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, pasi Lushtaku është nisur nga Aeroporti i Prishtinës.

Sipas tij, Lushtaku do t’i shfrytëzojë këto ditë për vizita familjare.

Ai tha se Lushtaku dhe Mustafa ishte paraparë që të intervistoheshin në të njëjtin ditë, por është shtyrë pasi të dy kanë të njëjtin avokat./Telegrafi/