Bajram Gecaj i krahason qeveritarët e AAK-së me “gomarët e nervozuar”

Ka shpërthuer “lufta” në rrjetin social Facebook mes zyrtarëvë te LDK-së e AAK-së. Këtë “betejë” të nisur nga krerët e këtyrë dy partive politike, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj e kanë vazhduar këshilltarët e tyre politikë. Së fundi ka reaguar edhe Bajram Gecaj ish këshilltar i Isa Mustafës në qeverinë e kaluar, shkruan Botapress. 

Në një postim të tij të fundit Gecaj i ka quajtur qeveritarë te AAK-së “gomarë të nervozuar”.

Ja postimi i Bajram Gecajt në Facebook: AAK (fatkeqësisht) udhëqë me qeverinë në këtë mandat! Si udhëheqës dhe “shpianikë” të mirë, të cilëve u nevoitet uniteti e bashkëpunimi, rendi e do që mu ata të përçonin mesazhe dhe frymë bashkëpunimi e mirëbesimi! Megjithatë, po si gomari që nervozohet nga barra të cilën nuk mund ta mbajë, këta veç shkelma po qesin, me shpresë se kështu lirohen nga ajo “barrë”, krejtësisht e papërballueshme për ta! Apo ndoshta nuk e kanë me “barrën” fare, por që interesi dhe koncentrimi i tyre i vetēm është zhagitja deri në pakufi e proceseve, në mënyrë që të trashin “dhjamin” tanimë bukur mirë të formësuar!

Vizioni.info Author