Brenda 24-orëve shqiptohen 716 tiketa trafiku

716 tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë 24-orëve të kaluara nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 25 aksidente, prej të cilave 3 janë të lënduar dhe të tjerë me pa të lënduar.

Gjithashtu, janë bërë 5 arrestime, prej të cilave 2 janë dërguar në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit dhe 1 është liruar me procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Vizioni.info Author