Cristiano Ronaldo merr vendim të papritur

Cristiano Ronaldon duket se nuk e lidh më asgjë me Anglinë.

Cristiano Ronaldo e ka shitur villen e tij në Cheshire për më shumë se 3 milionë euro.

Ylli portugez qëndronte në atë villë në kohën e tij te Manchester United, mirëpo ka vendosur ta shet atë, përcjell lajmi.net.

Villa kishte filluar të binte në vlerë, andaj Ronaldo e shiti atë për 3,250,000 euro.

Portugezi e kishte blerë atë për 3,895,000 euro, mirëpo ai tani ka humbur 645 mijë euro.