Durrës, përfshihet nga flakët tregu industrial

Përfshihen nga zjarri disa dyqane te tregu industrial në Durrës.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Mësohet se nga flakët është përfshirë sektori i bulmetit.