Edhe sot ftohtë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, përcjell lajmi.net

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”. 


Vizioni.info Author