Elektrikët më të mirë për sivjet

Automobilat elektrikë po vijnë. Presioni në të gjitha tregjet e botës për të eliminuar modelet tradicionale me djegie të brendshme do të shtohet edhe shumë në vitin 2019. “Auto-Express” ka përzgjedhur dhjetë modelet më të mira elektrike për sivjet, për ata që mendojnë të dalin në treg ndryshe nga ai tradicional.

Sipas mediumit të njohur për automobila, një automobil i ri elektrik nuk është për të gjithë, por tani ofron gamë të gjerë më të mirë se ndonjëherë më parë.

“Jaguar I Pace” – Me disa modele të reja të lansuara vjetëve të fundit, “Jaguar” është duke pushtuar tregjet e botës. Modeli “I-Pace” po i jep një drejtim të ri kompanisë dhe përmes SUV të njohur rivalizon modelet gjermane, por edhe gjigantin e automobilave elektrikë, “Tesla”. Ky automobil ka bateritë nën strukturë dhe motorët elektrikë në të gjitha rrotat. Motorët bashkë prodhojnë 395 kuaj fuqi, ndërsa përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 4.2 sekonda. Kompania thotë se automobili mund të kalojë deri në 300 milje (gati 500 km) mes dy mbushjeve.