Ermal Mamaqi zbulon vendndodhjen e Elvanës me këtë foto?

Elvana Gjata tash e një kohë nuk është aktive në rrjete sociale.

Moderatori Ermal Mamaqi ka publikuar një fotografi në Instagram, për të cilën tha se u shkrep nga Elvana, shkruan lajmi.net.

Fotografia është bërë në atelienë e Valdrin Sahitit, në kuadër të përgatitjeve të fundit për filmin “Dy gisht mjaltë”, në të cilin protagonistë kryesorë janë Elvana dhe Ermali.

“Kjo foto u shkrep nga @elvanagjataaaa që vetëm mu më nxjerr keq…
#2Gisht Mjaltë së shpejti në të gjitha Kinematë
@valdrinsahitiofficial @artankorenica“, ka shkruar Ermali.

Kujtojmë që Elvanën nuk e kemi parë të jetë aktive në rrjete sociale për më shumë se tre muaj, që prej kur ndodhi incidenti në bllok.


Vizioni.info Author