Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, shkak marrëveshja për emrin e Maqedonisë

Merr fund aleanca mes dy partive SYRIZA dhe ANEL. Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen për cështjen e Maqedonisë. Emri i ri i Maqedonisë është arsyeja pse Kammenos ikën nga qeveria. Dy ditë më parë Maqedonia votoi zyrtarisht emrin e ri dhe tashmë njihet me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.