Largohet bora e grumbulluar në trotuaret e Pdujevës

Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në Komunën e Podujevës, sot ka filluar me largimin e borës së grumbulluar në trotuaret e qytetit në Podujevë

Sikurse edhe në vise të tjera të Kosovës, edhe në Komunën e Podujevës, gjatë ditëve të fundit kishte reshje të dendura të borës.

Kjo ka bërë që edhe në rrugët e lokaliteteve të kësaj komune komunikacioni të zhvillohet me vështirësi. /Telegrafi/