Mot i keq/ ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për gjendjen e rrugëve në vend.

Si pasojë e motit të keq, ARRSH bën me dije se akset në zonat malore janë të kalueshme vetëm më zinxhirë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë

– Ura e Cerenecit-Steblevë

– Qafë Bualli-Krastë

– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

– Kuben-Vasije

– Peshkopi-Qafë Draje

– Peshkopi-Ushtelencë

– Domaj-Draj Rec

– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

– Rruga Lunik –Steblevë

– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Vizioni.info Author