OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Nëpërmjet një kumtese nga OBRM-PDUKM akuzohet kryeministri Zoran Zaev për shkak të vendimit të turpshëm dhe joligjor ku fshihet emri i shtetit dhe ndryshohet identiteti, kultura dhe historia.

“LSDM dhe Zaevi me kërcënime, kanosje dhe tregti e shkelën vullnetin e qytetarëve dhe e ndryshuan emrin e Republikës së Maqedonisë, edhe pse populli i Maqedonisë në referendum shumë qartë u deklarua se është kundër ndryshimit të emrit dhe marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së i amnistuari Zoran Zaev betohej në etërit e tyre se nuk do ta ndryshojë emrin e Republikës së Maqedonisë ndërsa tani krenohet që ka ndryshuar emrin dhe identitetin e vendit të vet ndërsa siç thonë nga kjo parti, do të mbetet e shkruar se 81 deputetë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, në mënyrë joligjore dhe e ndryshuan emrin dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë.

Ata shtojnë se kjo qeverisje nuk ndërmerr asgjë dhe se shteti po përjeton humbje në secilën fushë kurse qytetarët bëhet më të varfër.

“Pikërisht për këtë OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvenadre bashkërisht me ato për kryetar shteti ku kjo qeverisje kriminale do të mposhtet. LSDM dhe Zaevi do ta marrin dënimin e shkeljes së vullnetit të popullit dhe për të gjitha të zeza që ia sollën Republikës së Maqedonisë”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së.

Vizioni.info Author