Shqiptarja Amanda Koçi pushton top listat botërore

Këngëtarja shqiptare Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj “Sweet but Psycho”. 24-vjeçarja e lindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Saranda në ditet e para të publikimit te kenges printe ne top listat evropiane si në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe në I Tunes në Britaninë e Madhe.

Ndërsa këto eshte ngjitur me shumë sukses në top Listën Australiane, Kanadeze dhe prin ne atë Amerikane.
Kantautorja Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.

24-vjeçarja e cila është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë.

Vizioni.info Author