U rrëzua në borë, 59-vjeçari me urgjencë drejt QSUT

Një 59-vjeçar nga Korça është nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, pasi një ditë më parë teksa inspektonte prurjet e ujit të përroit Osojë, ka rrëshqitur dhe është dëmtuar.

Ndonëse i është dhënë ndihma në Spitalin e Korçës, gjendja e tij është paraqitur serioze, e për këtë arsye është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 12.01.2019, në rrugën që lidh fshatin Shipskë me Voskopojën, duke inspektuar prurjet e ujit të përroit Osojë, shtetasi Dh.T, 59 vjeç, banues në Korçë, ka rrëshqitur në dëborë dhe është dëmtuar, i cili pas mjekimit në Spitalin e Korçës, u nis për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”, njofton policia e Korçës.

Vizioni.info Author