Venetski, gjeorgjiania që Istogun e quan familje të dytë

Gjeorgjia ishte njëra prej dy kundërshtareve të Kosovës në qershorin e vitit 2017, në fazën e parë kualifikuese për “Euro 2018” për hendbolliste.

Kosova shënoi fitore të lehtë ndaj Gjeorgjisë e po ashtu ndaj Izraelit, dhe kështu për herë të parë siguroi kalimin e një faze garash. Gjeorgjia humbi edhe nga Izraeli (31:27), por një lojtare u dallua pak nga të tjerat në radhët e gjeorgjianeve. Të paktën atë e vlerësonte të vlefshme për skuadrën e tij trajneri i Istogut, Faruk Shala, shkruan Koha Ditore.

Ai menjëherë bëri përpjekje për të transferuar Ketevan Venetskin, bekun e djathtë të Gjeorgjisë, që është një vend me nivel të hendbollit fare inferior. Nuk pati ndonjë transferim të menjëhershëm, por u vë kontakt, që megjithatë solli Keta Venetskin në Kosovë. Lojtarja e lindur në korrik të vitit 1998, në shtator të vitit të kaluar iu bashkua Istogut.

Ndonëse nga një vend që nuk shquhet për ndonjë nivel të hendbollit dhe pa karrierë shumë të gjatë, Venetski e dha kontributin e saj në sukseset e Istogut në vjeshtë.

Vizioni.info Author