Si ta shikoni eklipsin e plotë hënor të kësaj fundjave

Këtë fundjavë – natën e së dielës / të hënën në mëngjes – Hëna do të kaloj plotësisht në hijen e Tokës, duke krijuar një eklips të plotë hënor. Pak nga pak ajo do të errësohet, pastaj mund të shkëlqejë në të kuqe kur të jetë krejtësisht e hijezuar. Këtë event më së miri mund ta shohin njerëzit në Amerikën Veriore dhe Jugore, por gjithashtu mund të shihet edhe nga vendet evropiane kështu që kjo do të thotë se dhe ju mund ta shikoni!

Hija e Tokës formohet si një kon e gjatë dhe e hollë. Në të vërtetë jane dy hije, një hije e zbehtë anash hijes më të dendur; e jashtmja quhet penumbra (e zbehta) dhe e brendshme umbra (e dendura). Nga pikëpamja e Hënës, kur të hyjë në penumbra, Toka sapo fillon të bllokojë Diellin. E bllokon gjithnjë e më shumë, dhe pastaj kur Hëna hyn në Umbra, Toka plotësisht bllokon Diellin (rrezet e diellit drejt hënes).

Një diagram qe tregon gjeometrinë e eklipsit, me hijen e penumbrës dhe të Umbres së Tokës dhe hënën që kalon brenda dhe jashtë tyre.

Nga Toka ne e shohim Hënën të fillojë të errësohetë ndërsa futet dhe kalon më thellë në hijen e tokes (Në penumbra është vështirë të shihet, pasi efekti është i vogël, por bëhet më i dukshëm sa më shum qe i afërohet dhe hynë në umbra). Pastaj umbra e errët fillon të mbulojë sipërfaqen e Hënës, me kalimin e kohës derisa e tërë Hëna bëhet e errët – ky është eklipsi i plotë, kur Hëna është plotësisht brenda hijes më të errët të Tokës. Disa kohë më vonë Hëna nis të largohet nga hija e dendur e tokës, duke i dhënë fund eklipsit total. Pastaj Hëna kalon nga hija umbra, (pjesa me e errët), që do të thotë se eklipsi i plotë ka mbaruar. Ai përfundon plotësisht kur Hëna kalon dhe hijen e penumbres.

Eklips zyrtarisht fillon në orën 02:36:28 Të hënën në mëngjes. Kjo është koha kur Hëna fillon të hyjë në hijen penumbrale.

Ky eklips ndodh kur Hëna është në perigji, pika më e afërt në orbitën e saj eliptike me Tokën. Në fakt, perigia ndodh vetëm disa orë më vonë! Hëna do të jetë rreth 353,000 km nga Toka në atë kohë, ndërsa distanca mesatare është rreth 382,000 km. Për shkak të kësaj hëna duket pak më e madhe në qiell, 9.46% më e madhe se mesatarja. Dyshoj që do ta vëreni – ky nuk është një ndryshim i madh, dhe është e vështirë të krahasoni madhësinë e Hënës një natë kundrejt një nate një javë para ose pas. Shikim të këndshem, nëse jeni në Kosovë grupi amator i astronmis (AOK) organizon një event për eklipsin e hënes, AOK do të nis aktivitetin me 20 Janar, nga ora 21:00 në ambientet e ICK – se (Innovation Centre Kosovo).

Vizioni.info Author