Kim Kardashian kundër dënimit me vdekje në Kaliforni

Kim Kardashian përmes një postimi në Instagram, ka thënë se duhet t’i jepet fund dënimit me vdekje në Kaliforni.

Kim Kardashian pasi ka bërë të ditur se do t’ia paguajë qiranë për pesë vite një ish-të burgosuri, ka habitur me postimin e ri në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv thotë se për një vit me radhë ka mësuar shumë për sistemin e drejtësisë dhe se ka vizituar edhe burgjet.

Kim propozon se duhet t’i jepet fund dënimit me vdekje dhe paragjykimeve racore në sistemin e drejtësisë.

“Vitin e kaluar jam zhytur në mësimet për sistemin e drejtësisë penale. Vizitova burgjet, u takova me ish-të burgosur dhe ndihmova në rastet e padrejtësisë individuale- përfshirë edhe dy raste të dënimit me vdekje. Kam takuar dhe jam mbështetëse e Guvernatorit Newsom dhe vendimit të tij për të ndihmuar në dhënien fund të dënimit me vdekje në Kaliforni. Paragjykimi racor dhe padrejtësia zhvillohen thellë në të gjithë sistemin e drejtësisë, por sidomos kur është fjala për dënimin me vdekje. Dhe ne nuk duhet të jemi në rregull me rrezikun që një person i pafajshëm të ekzekutohet. Unë shpresoj se mund të drejtohemi drejt zgjidhjeve më të mira që përqëndrohen më shumë në shërimin e viktimave të traumave dhe prioritizimin e drejtësisë”, ka shkruar ajo.