Labinot Osmani –LABI

Shkruan: Fazli Muharremi

Në momentin që futbollist i F.C .Vushtrria Labi është në lojë i gjithë ekipi dhe shikuesit ndihen mirë, arsyeja është sepse është lojtarë stabil dhe ka përvojë. Në ndëshjen Vushtrria –Vitia shënoi gol, i tregoi edhe një herë aftësitë e tij si futbollist, mirëpo duhet të dimë për karrierën e tij si lojtar.

I kishte 8 vjet dhe jeta e dërgoi në Gjermani, aty u lajmërua si futbollist, dhe në këtë shtet i kaloi të gjitha kategoritë e reja, pas lufte Labi me familje kthehet në Kosovë, fillimisht u angazhua në klubin e futbollit Artakolli, por menjeherë u ftua në K.F. Kosova e Vushtrrisë dhe nga ky moment filloi t’i tregojë aftësitë e tij si futbollist, ku qëndroi disa sezona, ku me angazhimin e tij dhe të gjithë ekipit arrijnë të hyjnë në superligë.

Lojtarët e mirë natyrishtë që ndërrojnë ekip, një fat të tillë e pati edhe Labi, për 6 muaj kaloi te K.F. Trepça 89. Ekipi i zemrës Vushtrria u rrezikua që të largohet nga superliga dhe Labi vendosë të kthehet në Vushtrri, të kthehet atëherë kur ka nevojë ekipi i zemrës dhe i’a arrijnë qëllimit që ekipi i Vushtrrisë të jetë në superligë. Për një vit qëndroi në Vushtrri , mirëpo interesimi i ekipeve tjera ishte i madh, kështu që Labi vendosi të kaloi te K.F. Hysi dhe fal angazhimit të tij ky ekip shpallet kampion dhe e fiton superkupen e Kosovës dhe Labinot Osmani golëshënuesi më i mirë i ligës .

Ekipi i zemrës prap e kërkon dhe kthehet në kohën kur Llamkos Kosova ishte në fazën më të mirë ku arriti që të shpallet kampion i Kosovës dhe fitues i superkupës. Ky ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për gjithë vushtrriasit. Labi ka qenë edhe lojtarë i Prishtinës dhe i Feronikelit , pas përfundimit të kontratës me Feronikelin pati shumë oferta nga disa klube të ndryshme të Kosovës, mirëpo Labi vendosi që të kthehet te ekipi i Vushtrrisë që të kontribuojë që ekipi të kthehet në Superligë dhe këtë është duke e bërë me përkushtimin më të madhë. Ata që ishin prezent në ndeshjen me Vitinë kanë mundur ta shohin angazhimin e pashoq të Labit, ishte aty ku kërkohej, e para motivimi, angazhimi dhe raportet e krijuara me lojtarë një element që i ndihmon shumë ekipit tonë, ne të gjithë prisnim gol, ishte fillimi i pjesës së dytë, kur nga një aksion shumë i mirë erdhi deri te goli. Kush tjetër pos Labinot Osmani. I gjithë publiku në këmbë duke ju gëzuar golit, po ishte një moment rrenqethës sepse me mijëra sportdashës i duartrokiten golit dhe fitores. Labi do të shënojë ende gola se ka punë për të bërë deri sa ne të arrijmë cakun ku jemi nisur në Superligë dhe këtë falë gjithë angazhimit të kryesisë dhe stafit teknik e në veçanti e kryetrajnerit. Simpatizuesit e ekipit Forca, si është më së miri kanë simpatizuar ekipin e zemrës, por edhe i gjithë stadiumi ishte i mbushur me shikues dhe ne jemi krenaria e fulbollit sepse nga kjo vatër kanë dalur shumë futbollistë që sot po bëjnë mrekulli në ligat evropiane, prandaj kemi qenë dhe do të mbesim vatër e futbollit.

Vizioni.info Author