Frikë LDK –VV në Vushtrri

Shkruan: Armend Xani

Të gjithë këmi qenë në dijeni se pse u lëkund koalicioni në Vushtrri LDK-VV, natyrishtë që ka ndodhur një lëkundje dhe ende po vazhdon, ka lloj lloj fjalësh që qarkullojnë nëpër qytet, por cila është zyrtare? 

Po flitet se është shkarkuar drejtori i shërbimeve publike Sedat Rashica. Është shumë normale sikur të ketë arsye. Në qoftëse shkarkimi ka ardhur për shkak të disa dritave në parkun e qytetit  është qesharake. Pse qesharake? A kanë mbledhje të bordit të drejtorëve në këtë komunë? Në qoftëse kanë, atëherë është dashur që drejtorit Rashica t’i tregohet në mbledhje që nuk bën të ndërhyjë në park sepse është një projekt tjetër që do të rregullohet parku. Ky është një shkak që është i paarsyeshëm.

E në qoftëse ka arritur një njëri me emrin Shpresa që është emer i fshehur në Facebook të ndikojë që të shkarkohet drejtori Rashica (me një letër me një vendim të kryetarit që e ka marrur që shefi i kabinetit ka drejtë 24 orë ta vozisë makinën) atëherë ku është serioziteti i këtij koalicioni. Ajo letër nuk është konfidenciale, ai është një vendim që është marrë dhe të gjithë kanë të drejtë të kenë qasje në dokumente, por tani është pyetje: inati nga doli? Shumë lehtë është për ta ditur, është ndonjë njëri i LDK-së që kryetari i ka premtuar vende pune nuk ia ka plotsuar atë se çka ka dashur dhe ai tani brenda kabinetit të tij ka njerzi që punojnë në favor të tij (saj) këtu është një përqarje e njerzëve brenda LDK-së.

Në qoftëse arrin një njëri “konfindencial“ ta bjen koalicionin në këtë deregje (ta haj dreqi ketë punë). Po sikur të ishte më aktive opozita, ish harrue ky koalicion, prandaj ky koalicion nuk do të funksionojë sepse tani kanë filluar përqarjet, nuk ka pasur një shkas një alibi më shumë që të vie deri te shkarkimi i Rashices, nuk shkarkohet drejtori për disa drita ose për një leter që nuk është konfidenciale. Po çka do të ndodh kur do të dalin disa xhirime që po flitet që i ka opozita? Çfarë do të bëjë atëherë VV?

Heshtja është miratim. Mirëpo akulli është thyer ka filluar të shkrihet, edhe ky koalicion është thyer, është shumë vështitë të riparohet. ‘Hajt bac tu rrite mendja’, po kësaj rradhe zemra është nda në dy pjesë sepse tani ka shumë dyshime. Brenda VV dhe këta janë ndarë në dy pjesë që arrijnë deri aty që njërin nga drejtorët e VV e bëjnë Shpresa Kajtazi një emer i fshehur, por me punë shumë. Kur të arrin një njeri me Facebook të fshehur ta përçajë koalicionin, pse jeni ende në luhatje, ndane zemren, ka ardhur momenti, nuk po shkon.

Po sikur edhe të pajtohen prap do të ketë luhajtje, prap do të ketë mosmarrveshje sepse nuk kan besim të ndërsjelltë. Votën që e keni fituar e keni marrur me inati e tani ajo po ju kthehet boomerang, nuk keni paraqitur projekte konkrete në favor të qytetarëve, por inati, shumica kanë qenë që PDK-ja të pushojë katër vite, por jo në këtë mënyrë. Shpresojmë që ky koalicion të vazhdojë sepse sovrani i ka votuar, por të vazhdojë e të punojë, e jo të merren me gjëra të kota si qështja e një letre, se ka punë për t’u bërë p.sh vizita e kryetarit në Gjermani takim me një bisnismen për fabrikën e Llamarinës, çka ka biseduar, çka mundet të bëjë ai që të investojë në Vushtrri, si mundet të bëhet që ai të ketë qasje që fabrikën e Llamarinës ta funksionalizojë dhe kjo do të ishte e mirëseardhur për qytetarët e jo të gjitha energjitë të fukusohen te një letër te inati. Inatet duhet të lihen në një anë, qytetarët dëshirojnë një qytet që ndryshon se kjo ka qenë motoja e juaj. Leni përqarjet dhe vazhdojeni punën.

Vizioni.info Author