Kush ishte Dracula i vërtetë: Princi i Vllahisë që kreu aq shumë mizori sa la përshtypjen e një vampiri

Të gjithë e mendojnë se Dracula ishte një vampir por në fakt ai ishte një njeri. Më saktë një princ, princi i Vllahisë, transmeton Gazeta Metro.

Ka një arsye pse emri i tij është i lidhur me vampirë, sepse ai ishte i tillë.

Emri i tij ishte Vlad Tepes Draculea, i cili ka jetuar gjatë viteve 1431-1476

Princi famkeq jetonte në kohën e Skenderbeut dhe kishte pak a shume fatin e tij.  U rrit dhe u shkollua të Osmanët dhe më pas u rebelua kundër tyre për të mbrojtur vendin e tij nga pushtimi.

Por, cka e dallon atë nga Skenderbeu është se ai ishte një mizor i vërtetë. Ishte një vampir gjakpirës

Dracula njihet për vrasjet e pamëshirshme, varjet dhe kryqëzimet në shtylla, teatri më i dëshiruar i tij ishte goditja me hu dhe shtylla.

Osmanët e kapur, i´u zhveshtë lëkurën nga shputat, nervat e shpluara i kriposte, dhe ju lëshonte dhitë që të lëpinin për të siguruar vdekjen me tortura të shumëfishta.

Të dërguarit osmanë, që nuk pranonin të hiqnin turbanin para tij, me tre-katër gozhda ju gozhdonte turbanin në kokë, ashtu që këtyre të ju përforconte traditën e të parëve të tyre.

Sipas disa tregimeve tjera mënyra e tij për ta luftuar varfërinë ishte shumë më e tmerrshme se çdo gjë tjetër”

Një ditë kishte ftuar gjithë lypsit, hallexhi e sherraxhi, në një sillë të madhe, dhe pas që i kishte mbush me bukë e verë, ja kishte futur flakën sallës së ushqimit, dhe i kishte djegur të gjithë ; fëmijët e tyre i kishte dhunuar që të hanë nënat e tyre të djegura; nënave ju shtinte në gjoksë, kokat e prera të fëmijëve të tyre. Kishte ndërtuar një aparatura të veçanta me të cilat i shtypte njerëzit si hudrat, i pjektë.

Ai nuk ishte urrejtes vetëm i osmanëve dhe myslimanëve, bëntë krime mizore edhe ndaj të krishterëve.

Një prift që kishte takuar mbi një gomar, e kishte kryqëzuar së bashku me gomarin në një shtyllë ; Një prifti i cili predikonte që nuk bënë të preket pasurin e huaj, e cili pran tavlinës së bukës së Drakulës ishte, mu aty, në vend e kishte prerë. “Të dashurat” e tij që gënjenin se ishin shtatzënë, me duar të tij ju prente barkun.

Kishte vrarë mbi 100 mijë njerez.

Ndërsa atë, Vlad Tepes e vranë osmanët në një betejë në Vllahi në vitin 1476. Osmanët siç e kishin zakon e morën kokën e tij në Stamboll si një trofe./gazetametro.net/