Nuredin Gubetini 29 vite më parë tmerri në familjen e tij

Shkruan: Fazli Muharremi

Edhe pse i shtyrë në moshë e kujton ngjarjen e tmershme te 31 marsit të vitit 1990. Ishte në gjumë kur thyhen dyerte e dritaret dhe hyjne në dhomen e tij policia serbe ishte ora 3:30 e lidhen dhe filluan ta shanin ta godasin ne prezencen e gruas dhe dy vajzave të tij, Dinin e ka rrahur deri në alivanosje e pastaj e kan derguar në Kazermen në Mitrovicë duke vazhduar prap duke kerkuar arme duke e ditur se familja e Dinit ishin perballur me parë me këtë regjim. Dini ishte i pathyeshëm e mbrojti nderin e vet dhe të familjes sepse kurr nuk u gjynjëzue para armikut ” ju mundeni të më maltretoni të më rrehni të më vrisni po unë do të jem gjithmonë ai që e dua vendin që e dua familjen ” .

Sot Dini kur e kujton këtë natyrishte që ka emocione sepse është përballur me vdekjen. Do zoti e është gjallë se ata që e kan parë pas këtij tmerri ka thënë ” zoti e ka në dore po Dini nuk mundet të shpetoj ” ata që e kan thënë këtë e kan parë gjendjen e Dinit por deshti zoti e Dini ende është gjalle. Dini ka qenë mësimdhënës dhe nga dora e tij kan dalur shumë gjenerata që sot me dashuri i shërbejnë atdheut sot me respekt punojnë për vendin.

Dini i ka dashur nxënësit e vet sepse ka qenë i aferte me të gjithë. Për gjithë këtë kontibut në arsim ditë më parë presidenti i vendit e nderoi me medalje për kontributin e dhënë. Dini sot ndihet krenar për të kaluaren e tij ndihet krenar që dha gjithqka për arsimin shqip prandaj sot në këtë datë kur e përjetoi tmerrin më të madh të jetës së tij është i lumtur për lirinë që e gëzon. Ne ishim afër tij edhe në këtë ditë që së bashku ti shfletojmë gazetat e kohēs që ta kujtojmë 31 marsin e 1990 qē e tmerroi familjen e Dinit por edhe gjithë Kosoven.