Trump paralajmëron mbylljen e kufirit me Meksikën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se që nga java e ardhshme mund të mbyllë kufirin nëse Meksika nuk pengon rrjedhën e emigrantëve në vend.

Ai ka bërë të ditur se nëse Meksika nuk ndalon rrjedhën e emigrantëve në SHBA, kufiri me këtë vend mund të mbyllet nga java e ardhshme.

“Do ta mbyllim për një kohë të gjatë, nuk bëj shaka”, deklaroi Trump para gazetarëve në Florida, transmeton Telegrafi.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, në një postim nga Twitteri menjëherë pas deklaratave të Trumpit tha se Meksika nuk vepron sipas kërcënimeve, vendi i tij është fqinji më i mirë që SHBA-të mund të kenë.

Para deklaratave të Trumpit, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, tha se vendi i tij po bën përpjekjet më të mundshme në luftën kundër trafikimit të emigrantëve dhe se dëshirojnë të kenë marrëdhënie të mira me SHBA-të.