Ukraina sot mban zgjedhjet presidenciale

Në Ukrainë janë duke u mbajtur zgjedhjet për president të shtetit, sot janë hapur vendvotimet dhe janë zgjedhjet e raundit të parë.

Për këtë pozitë janë 39 kandidatë në garë, por sipas BBC vetëm njëri nga tre të parët në listë mundet të fitojë.

Kandidatët më të fortë konsiderohen Volodymyr Zelenskyy, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko.

Asnjë nga kandidatët pro-rusë nuk po vlerësohet si kandidat që mund t’i fitojë këto zgjedhje.

Nëse asnjë kandidatë nuk merr më shumë se 50 përqind të votave, atëherë më 21 prill do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, ku do të garojnë dy personat që kanë marr vota më shumë.