Dy deputetë të Bundestagut gjerman sot në Kosovë

Deputetetët e Bundestagut gjerman do të vizitojnë sot Kosovën.

Peter Bauer dhe Christian Schmidt do të qëndrojnë në Kosovë, ku me fillim nga ora 09:00 do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kurse nuk është bërë e ditur nëse të njëjtit do të takojnë edhe udhëheqësit e tjerë institucional në vend.