Haradinaj: Qeveria së shpejti do të avancojë statusin e familjarëve të të pagjeturve

Në Klinë po mbahet akademia përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve të kësaj komune.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili po merr pjesë në këtë akademi ka thënë që Qeveria së shpejti do të avancojë statusin e familjarëve të të pagjeturve.

“Nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi që të gjendet fati i të pagjeturve. Si Qeveri së shpejti do të kemi avancim të statusit së familjeve të të pagjeturve. Do të trajtohen si kategori e lirisë së vendit”.

Haradinaj ka thënë që masakra e Kralanit në Klinë është një nga masakrat më “makabre” që kanë ndodhur në Kosovë.

“Të nderuar familje të dëshmorëve, sot kam ardhë me marrë pjesë edhe fizikisht por edhe shpirtërisht me gjithë ju që bashkëndjeni me dhimbjen për martirët, shpresojmë që do t’i nderojmë ata me më shumë punë por edhe me memoriale tjera”.

“Ti kujtosh martirët e një prej masakrave më makabre do të thotë të shprehësh respekt të njerëzve tanë që ishin në shërbim të vendit”.

“Klina në luftë ka humbur shumë njerëz dhe secili prej tyre është një plagë e hapur në zemrat e familjarëve; një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj sot e gjithmonë do t’i kujtojmë ata që u flijuar për këtë tokë. Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre”.