Isa Mustafa telegram ngushëllimi për bullgarët që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoninë Veriore

Me rastin e rrëzimit të një aeroplani në Maqedoninë e Veriut ku mbetën të vdekur katër persona, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Fatkeqësisht mora lajmin për humbjen e një familjeje bullgare katër anëtarëshe gjatë udhëtimit me aeroplan në Maqedoninë e Veriut. Familjes dhe popullit të Bullgarisë iu shpreh ngushëllimet e mia dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës”. /Vizioni.info/